E Diel, 1 Nëntor 2026

Punonjësit e policisë ushtarake dhurojnë gjak

Punonjës të policisë ushtarake I janë bashkuar fushatës sensiblizuese të kryqit të kuq për dhurimin vullnetar të gjakut.

Kësaj iniciative i janë bashkuar efektivë të shumtë në kuadër 14 qershorit, ditës botërore të dhurimit të gjakut, ndërsa kolonel Ylli  Zyla thotë se ky është një mesazh që duhet të tërheqë vëmendjen e institucioneve për tu ardhur në nevojë sidomos atyre që vuajnë nga sëmundjet talasemike.

14 qershori njihet si dita ndërkombëtare për dhurimin e gjakut e për këtë arsye jatë kësaj jave kryqi i kuq shqiptar do të vijojë në institucione të tjera fushatën sensibilizuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›