Punonjësja vodhi paratë e exchange/ Vlorë, pronari e kallëzon në polici: iku me 5 mijë euro pas ditës së parë të punës

Një punësim që zgjati vetëm një ditë, një shumë parash e marrë nga arka dhe një denoncim në polici. Një pronar exchange-i në Vlorë u ankua se punonjësja e re është larguar duke marre me vete me rreth 5 mijë euro.
Sipas kallëzimit, Kumrie Zika ishte paraqitur për punë në biznesin e këmbimit valutor dhe, gjatë ditës së parë të saj, dyshohet se ka përfituar nga një moment i shkurtër për të marrë shumën e parave dhe më pas është larguar. Zika ka menduar se nuk po shihej, por ka harrura se po filmohej nga kamerat e sigurise
Emri i saj është bërë i njohur edhe më herët për disa raste të ngjashme të raportuara nga bizneset e transfertave të parave. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ajo ka ndjekur të njëjtën skemë: paraqitje për punë, krijim besimi në ditët e para dhe më pas largim me shuma parash nga ambientet e biznesit.
Rasti më i fundit i raportuar më herët lidhet me një subjekt të transfertave të parave dhe këmbimit valutor në zonën e “Vorrit të Bomit” në tiranë ku pas keqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, autoritetet arritën në identifikimin e saj.
Por përpara këtyre denoncimeve, Kumrie Zika ishte shfaqur edhe në hapësira publike, e ftuar në studio televizive si eksperte punësimi, ku fliste për tregun e punës dhe procesin e rekrutimit.
Pas denoncimit të fundit në Vlorë, policia ka nisur verifikimet, ndërsa pritet që provat dhe dëshmitë e mbledhura të përcaktojnë rrethanat e plota të ngjarjes.