E Enjte, 5 Nëntor 2026

Punonte si roje në një kompani private/ Gjendet i vdekur nga familjarët 70 vjeçari në Vlorë

Një 70 vjeçar është gjetur pa shenja jete në vendin e punës në Vlorë.

Policia bën me dije se viktima me iniciale H.A, punonte si roje në një kompani private, ku edhe u gjet i pajetë nga familjarët e tij.

Dyshimet janë që ai të ketë ndërruar jetë si pasojë arrestit kardiak.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat, shtetasi H. A., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›