E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushimet, fluks emigrantesh ne kufi

Ne dy pikat e kalimit kufitar ne Kakavije dhe Kapshtice ka nje rritje te numrit te emigranteve qe kthehen prane familjeve te tyre per pushime.

Nderkohe fluksi me i madh verehet ne portin e Durresit. Mengjesin e sotem kane mberritur njeheresh 6 tragete qe kane shkaktuar radhe te gjata ne sportelet e policise kufitare. Burime nga kapiteneria e portit bene te ditur se pasdite pritet dhe mberritja e nje tjeter trageti.

Ne drejtorine rajonale te policise kufitare thane se prej dites se diel dhe paradites se sotme ne portin e Durresit jane perpunuar 16 tragete prej te cilave kane zbarkuar 9776 pasagjere, kryesisht emigrante kosovare dhe shqiptare, si dhe jane futur ne vend 2171 automjete.

Numri i te zbarkuarve ne port gjate 3 diteve te fundit ka arritur ne 15 mije veta. Fluksi ka arritur ne pikun e tij dhe pritet qe perpunimi te jete me te njejtat ritme deri ne fund te muajit korrik.

Ne krahasim me nje jave me pare numri i emigranteve qe kane mberritur ne kete port nga kjo pike kufitare eshte rritur ndjeshem, me mbi 2000 pasagjere, dhe per te perballuar kete fluks te gjithe doganieret dhe sportelet e kontrollit kufitar jane ne sherbim per te mbyllur ne kohe sa me te shpejte procedurat per udhetaret dhe automjetet dhe shmangur pakenaqesite nga vonesat ne perpunim.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›