Pushohet ambasadori pas festës së egër me prostituta
Ambasadori i Hondurasit në Kolumbi është pushuar pasi një festë të egër për Krishtlindje në ambasadë në Bogota.
Sipas BBC, ka nisur një hetim në lidhje me raportimet se në festë kanë qenë edhe dy prostituta.
Dy femrat janë akuzuar se kanë vjedhur kompjutera laptop dhe celularë nga ambasada.
Një komision hetimor është ngritur në Honduras, kurse në Kolumbi kanë nisur hetimet për të identifikuar dy punonjëset e seksit.
Një punonjës i afërt me Rodriguez është akuzuar se ka organizuar festën dhe ka punësuar prostitutat.
Një mjet i ambasadës i ka sjellë ato në ndërtesë.
Nuk është e qartë nëse ambasadori ishte prezent.