E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushteti rrit cmimet pensionistet ne krize

Varferia dhe rritja e cmimeve ka cuar sot ne reagimin e deputetit socialist Arben Ahmetaj. Ai tha se cdo dite me dhjetera pensioniste vijne prane Partise Socialiste per tu ankuar mbi shtrenjtimin e ilaceve si pasoje e aplikimit te tatimit mbi vleren e shtuar.


Pensioniste qe sot ne Shqiperi perfaqesojne nje nder shtresat me te varfra te shoqerise e kane te pamundur te perballojne edhe kete rritje te fundit te cmimit te ilaceve.


Deputeti socialist u shpreh se rritja e TVSH-se se ilaceve u merr pensionisteve 28 milion euro ne vit te cilet i shkojne pushtetit.


Shtrenjtimi i ilaceve vjen ne nje kohe kur dita dites po rriten edhe cmimet e energjise elektrike telefonise fikse apo artikujve baze ushqimore.


Nje tjeter genjeshter e qeverise eshte ajo cka ka thene Ministri i Financave dhe Kryeministri perpara pak kohesh - se rritja e TVSH mbi ilacet nga 0 ne 10 do te ulte cmimet.


Qeveria e Sali Berishes u merr ketyre pensionisteve me shume se nje pension mujor permes ketij shtrenjtimi marramendes. Dhe jo vetem qe zeron rritjen e pensioneve por praktikisht i ben pensionistet e varfer edhe me te varfer.


Kjo nuk eshte nje mase per te rregulluar tregun. Kjo eshte nje mase qe synon te mbushe arkat e shtetit te zbrazura per shkak te korrupsionit e vjedhjes qe i eshte bere pasurise publike ne kurriz te te gjithe qytetareve permbylli Ahmetaj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›