Puthja Madonna-Britney mund të përsëritet!

Dhjetë vite me parë, gjatë ndarjes së çmimeve VMA këngëtaret Britney Spears dhe Madonna ndanë në skenë një puthje të zjarrtë me njëra tjetrën e cila mbeti thellë në kujtesën e publikut.
Në kohën kur kjo ndodhi, këngëtarja Selena Gomez ishte vetëm 11 vjeç dhe larg famës të cilën e gëzon tani.
Ai moment, Selenas i ka mbetur thellë ne mendje marrë parasysh faktin se ajo është një fanse e zjarrtë e pop yllit, Britney Spears.
E pyetur se a do të dëshironte që ta provonte edhe ajo vetë atë puthje me Britney Spears, Selena është përgjigjur
“Oh po. Më duhet të tregohem e sinqertë. Definitivisht po”, është shprehur Selena duke na lënë të kuptojmë se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejtë./Indeksonline/