E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin - Janukoviç: Bashkëpunim për energjinë bërthamore


Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin është takuar të hënën në mbrëmje me krerët Ukrainas, dhe ka propozuar për të bashkëpunuar në fushën e energjisë bërthamore.
"Ky është një propozim në shkallë të gjerë. Ne po flasim për bashkëpunim të plotë në degët tona bërthamore. Bashkëpunimi ynë do të përfshijë brezin e energjisë bërthamore, ndërtimin e makinerive bërthamore dhe prodhim të karburantit bërthamor. Nëse ekspertët ukrainas e konsiderojnë këtë propozim si tepër revolucionar, atëherë Rusia do të jetë gati të veprojë hap pas hapi", ka thënë Putin për Presidentin Ukrainas Janukoviç dhe kryeministrin Azarov gjatë një raundi bisedimesh. Janukoviç i cili një ditë më parë përkujtoi 24 vjetorin e katastrofës së energjisë bërthamore të çernobilit, shprehu interes rreth planit të Putin. "Ne jemi të interesuar në ndërtimin e një centrali bërthamor, jo vetëm për stacionet tona të energjisë bërthamore, por edhe për furnizimin e vendeve të treta. Pra, është një propozim interesant për ne," tha Janukoviç. Pas fitimit të zgjedhjeve në shkurt Janukoviç, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përmirësuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›