E Hënë, 2 Nëntor 2026

Putin: Askush nuk e përjashton Ukrainën nga negociatat

Vladimir Putin shprehu kënaqësinë për rezultatet e bisedimeve dypalëshe Moskë-Uashington të mbajtura në Riad, dhe disa orë pas deklaratave të Trump që i kërkoi Zelenskyt të shkonte në kutitë e votimit për t’u ulur në tryezë, theksoi se Ukraina nuk do të përjashtohet nga negociatat për t’i dhënë fund luftës.

“Po, jam informuar. I vlerësoj shumë pozitivisht, ka rezultate”, tha Putin për bisedimet.

Presidenti rus theksoi se është e nevojshme të forcohet “besimi” me SHBA-në për t’i dhënë fund sulmit rus ndaj Ukrainës.

“Pa forcuar nivelin e besimit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, është e pamundur të zgjidhen shumë probleme, përfshirë krizën ukrainase”, tha Putin në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror rus.

“Qëllimi i këtij takimi ishte pikërisht rritja e besimit mes Rusisë dhe SHBA-së”, shtoi ai.

Ukraina dhe qeveritë evropiane nuk u ftuan në bisedimet në Riad, duke rritur shqetësimin se Moska dhe Uashingtoni mund të arrijnë një marrëveshje për Ukrainën që injoron interesat e tyre jetike.

“Ne nuk i imponojmë asgjë askujt”

Megjithatë, Putin tha se Moska nuk i refuzoi kurrë bisedimet me evropianët apo me Kievin dhe ishin ata që refuzuan të bisedonin me Moskën.

“Ne nuk po i imponojmë asgjë askujt. Jemi gati, e kam thënë njëqind here, nëse duan, ju lutemi, le të bëhen këto negociata. Dhe ne do të jemi të gatshëm të kthehemi në tryezën e bisedimeve”, tha ai.

“Askush nuk po e përjashton Ukrainën”, shtoi presidenti rus, duke thënë se prandaj nuk ka nevojë për reagime “histerike” ndaj bisedimeve SHBA-Rusi./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›