Putin: Gati për bisedime pa kushte! Presidenti rus fton SHBA-të në një “duel” raketor

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është i gatshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe të bëjë kompromis në bisedime të mundshme me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump.
Gjatë pyetje përgjigjeve në fjalimin vjetor në televizionin shtetëror Rus, Putin theksoi se ushtria e tij është në një pozicion të favorshëm në luftë.
“Moska mbetet e hapur për bisedime me Kievin pa asnjë parakusht, përveç atyre që janë rëndë dakord dy vite më parë, të cilat parashikojnë një status neutral, të paangazhuar për Ukrainën, si dhe kufizime të caktuara për vendosjen e armatimeve të huaja. Bisedimet duhet të respektojnë realitetet në terren që janë zhvilluar që nga ajo kohë”, tha Putin.
Duke vlerësuar armatimet balistike ruse Orshenik, Putin sfidoi SHBA-te në një duel raketor, për të cilin u shpreh i bindur se do ta fitonte.
“Le të zgjedhin një objektiv në Kiev, të përqendrojnë të gjitha sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore dhe të mbrojtjes raketore atje, dhe pastaj do ta godasim me një Oreshnik. Le të shohim se çfarë ndodh. Ne jemi gati për një eksperiment të tillë. A është gati pala tjetër?”, tha Putin.
Në konferencën e fundvitit Putin tha se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës kanë arritur një nivel të paparë më parë, duke shtuar se të dy vendet po koordinojnë veprimet e tyre në skenën ndërkombëtare dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë./vizionplus.tv