E Hënë, 2 Nëntor 2026

Putin: Kemi rritur prodhimin, por kemi ende mungesë armësh

Forcave të armatosura të Rusisë ende u mungojnë disa armë, pavarësisht nga një rritje e konsiderueshme e prodhimit të armëve vitin e kaluar, tha Vladimir Putin në një takim të komitetit shtetëror ushtarako-industrial të mërkurën, sipas Reuters.

Agjencia Tass raportoi gjithashtu se Putini e bëri të qartë se furnizimi me armë në fushën e betejës në Ukrainë është një përparësi kryesore.

Presidenti rus tha gjithashtu se ushtria e vendit të tij duhet të qëndrojë një hap përpara, ndërsa Tass raporton se Putin urdhëroi përshpejtimin e prodhimit të sistemeve robotike, mjeteve ajrore pa pilot dhe lazerëve luftarakë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›