Putin Lidera te opozites paguhen nga jashte

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, akuzoi se disa prej udhëheqësve të opozitës paguhen nga fuqitë e huaja për të vepruar në dëm të interesave kombëtarë.
Në një fjalim të përvitshëm për kombin, Putin foli nga Moska me tone të theksuara patriotike, duke folur për domosdoshmërinë e ruajtjes së identitetit kombëtar rus.
”Çdo ndërhyrje e jashtme në punët tona shtetërore është e papranueshme. Një politikan që merr para nga jashtë vendit, nuk mund të jetë një politikan i Federatës Ruse”, theksoi Putin.
Kjo deklaratë erdhi pasi në muajin korrik, kreu i Kremlinit firmosi një dekret, i cili nxirrte të paligjshme shumë organizata joqeveritare, për shkak të financimeve të tyre të jashtme.
Njëkohësisht, në fjalimin e tij, presidenti rus kërkoi nga populli rritje të lindshmërisë, duke konsideruar se një familje me tre fëmijë duhet të konsiderohet një normë.
Përsa i përket ekonomisë, Putin premtoi masa për të bërë të mundur që bizneset ruse të kryejnë transaksionet e tyre brenda bankave me kapital rus, në të njëjtën kohë që premtoi masa më të ashpra kundër korrupsionit dhe shpërdorimeve.