E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Putin: Një nismë kineze-afrikane, mund të shërbejë si bazë për arritjen e paqes me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se nuk e kundërshton idenë e bisedimeve për të arritur paqen me Ukrainën.

Duke folur pas takimit me udhëheqësit afrikanë në Shën Petersburg, Putin u shpreh se një nismë afrikane dhe kineze mund të shërbejë si bazë për arritjen e paqes.

Kreu i Moskës tha gjithashtu se ishte e vështirë të zbatohej një armëpushim kur ushtria ukrainase ishte në ofensivë.

Ukraina dhe Rusia kanë bërë të ditur më parë se nuk do të ulen në tryezën e bisedimeve pa parakushte të caktuara.

Ukraina dëshiron që kufijtë e saj të jenë siç ishin në vitin 1991diçka për të cilën Kremlini është thellësisht kundër.

Moska argumenton që të zhvillohen negociatat dhe se Kievit duhet të pranojë “realitetin e ri territorial” .

Në konferencën për mediat, Putin tha se nuk kishte plane për të intensifikuar veprimet në frontin ukrainas për momentin.

Ai mbrojti arrestimin e zërave kritikë nga Kremlini, duke pretenduar se disa njerëz po dëmtonin Rusinë nga brenda.

Presidenti rus u tha gazetarëve se Moska kreu disa sulme parandaluese pas një shpërthimi në urën e Krimesë në fillim të këtij muaji.

Pas incidentit të urës – i cili la dy persona të vdekur – Putin u zotua të përgjigjet ndaj asaj që ai pretendoi se ishte një akt “terrorist” nga Ukraina. Kievi nuk tha zyrtarisht se ishte përgjegjës për shpërthimin e urës, e cila lidh gadishullin e pushtuar me Rusinë, transmeton BBC.

Samiti Rusi-Afrikë vjen pasi udhëheqës dhe përfaqësues nga shtatë vende u takuan me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Putinin muajin e kaluar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›