Putin: Perëndimi përshkallëzon situatën në Ukrainë, shtyn botën drejt konfliktit global

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Perëndimi po vijon përshkallëzimin e situatës në Ukrainë duke e shtyrë botën drejt një konflikti global.
Sipas Putin, Perëndimi është përgjegjës për tragjedinë që po ndodh nga lufta.
“Me shqetësim të veçantë, natyrisht, është situata në rajonin evropian, në veçanti, në Ukrainë. Vendet perëndimore po përshkallëzojnë qëllimisht tensionet – janë ata që janë përgjegjës për tragjedinë e sotme dhe vazhdojnë të përkeqësojnë situatën. Një politikë e tillë e papërgjegjshme po e çon botën në prag të një konflikti global,” tha Putin në një takim të Këshillit të Lartë Shtetëror të Shtetit Union të Rusisë dhe Bjellorusisë.
Kujtojmë se Rusia aneksoi paligjshmërisht Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014, ndërsa në shkurt të 2022-shit nisi ofensivën në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.
/rtsh.al/