E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Putin: Sanksionet janë çmimi që Rusia duhet të paguajë për lirinë

Vladimir Putin tha se Perëndimi ka zhvilluar një luftë ekonomike kundër Rusisë për vite me radhë në mënyrë që të minojë zhvillimin e saj.

Ju mund të jeni mjaft të sigurt se Kremlini do të përdorë të njëjtin narrativë që ka si përgjigje ndaj sanksioneve të mëparshme – që Perëndimi po kërkon ndonjë justifikim për të sanksionuar Rusinë.

Ai po përpiqet t’i tregojë popullit rus se ata janë, në fakt, viktimat këtu dhe nuk ka asnjë lidhje shkakësore me atë që po ndodh në Ukrainë.

Sipas fjalëve të tij, sanksionet perëndimore janë çmimi që Rusia duhet të paguajë për lirinë dhe pavarësinë raporton BBC.

Narrativa e Kremlinit është se kjo nuk është një luftë – është një operacion special ushtarak i krijuar për të mbrojtur interesat e njerëzve rusishtfolës që jetojnë në lindje të Ukrainës.

Por gjithnjë e më shumë Kremlini po e portretizon Ukrainën si agresorin e vërtetë.

Po përpiqet, u thuhet rusëve, të marrë armë bërthamore, po përpiqet të zhvillojë ato biologjike, ka prova, u thuhet njerëzve këtu, se Ukraina dëshiron të provojë të përdorë ato lloj armësh kundër Rusisë.

Lidhur me pamjet nga Bucha, disa rusë po e shohin këtë, por atyre u thuhet se janë lajme të rreme.

Është shumë e vështirë të kesh akses në çdo burim tjetër informacioni, madje edhe kanale të mediave sociale – shumë prej tyre janë bllokuar këtu.

Dhe kaq shumë rusë besojnë atë që u thuhet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›