Putin: Sanksionet ndaj Iranit, jo të tepruara

Rusia nuk është plotësisht dakord me ndërkombëtarët përsa i përket cështjes bërthamore iraniane.
“Sanksionet e mundshme kundër Iranit nuk duhet të jenë të tepruara”, ka deklaruar sot në Stamboll kryeministri rus Vladimir Putin.
Deklarata e Putin erdhi vetëm pak momente pas fjalimit te presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinejad, i cili i bëri thirrje Rusisë që të mos rreshtohet në anën e “armiqve” të Iranit.