E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Putin: Situata në 4 zonat e aneksuara të Ukrainës është jashtëzakonisht e vështirë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se situata në katër zonat e Ukrainës lindore të cilat Moska i aneksoi ilegalisht, Donetsk, Luhansk, Zoporizzhia dhe Kherson, është jashtëzakonisht e vështirë. “Situata në Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk, në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia është jashtëzakonisht e vështirë”, tha Putin.

Komentet e Putinit u bënë në Ditën e Shërbimeve të Sigurisë, e cila festohet gjerësisht në Rusi. Putin urdhëroi gjithashtu Shërbimet Federale të Sigurisë (FSB) të rrisin mbikëqyrjen e shoqërisë ruse dhe kufijve të vendit për të luftuar atë që ai e konsideroi “shfaqjen e kërcënimeve të reja” nga jashtë.

Aneksimi i paligjshëm i katër territoreve, të cilat së bashku përbëjnë 15% të Ukrainës, shënoi marrjen më të madhe me forcë të territorit në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe u dënua nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë si të paligjshëm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›