Putin: Vijon dialogu për anëtarësimin në OBT

Kryeministri i Rusisë Vlladimir Putin, tha se Rusia nuk do të heqë dorë nga rregullat e saj të reja në lidhje me montimin e makinave për prodhuesit e mëdhenj global, për të fituar anëtaresimin në Organizatën Botërore Tregtare.
"Ne po vazhdojmë një dialog të vështirë me Komisionin Evropian dhe me SHBA-të, në procesin e anetarësimit në OBT", ka thënë Putin para punëtorëve në prodhuesin e hekurit Magnitorsk Iron &Steel Works.
Putin tha se BE dhe SHBA po insistojne që Rusia të heq dorë nga kërkesat për montim të cilat kanë për qëllim zhvillimin e prodhimit lokal. “Kemi thënë se pozicioni ynë nuk ndryshon. Kjo është vija e kuqe, që nuk mund ta kalojmë", është shprehur Putin.