E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin do vizitojë Kazakistanin, marrëveshje në sektorët e ekonomisë dhe energjisë!

Forcimi i bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe ekonomisë është në krye të axhendës gjatë vizitës së ardhshme të Presidentit rus Vladimir Putin në Kazakistan.

Në veçanti, Presidenti rus do të marrë pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje që përcakton kushtet për ndërtimin e një centrali bërthamor nga Rusia dhe dhënien e një kredie shtetërore nga Rusia, siç u njoftua sot nga Kremlini.

Ai do të diskutojë gjithashtu rritjen e tranzitit të naftës ruse në Kinë nëpërmjet Kazakistanit, u tha gazetarëve këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›