Putin fton për takimin e radhës në Moskë, Trump: Do të më kritikojnë, por…

Konferenca e shkurtër për shtyp e Donald Trump dhe Vladimir Putin përfundoi pa përballjen e udhëheqësve me pyetje nga gazetarët. Në vend të kësaj, Donald Trump iu drejtua Vladimir Putinit dhe e falënderon përsëri.
“Do të flasim me ju shumë shpejt dhe ndoshta do të shihemi përsëri shumë shpejt”, i thotë ai presidentit rus.
Trump thotë “kjo është interesante” dhe shton “Do të kritikohem pak për këtë, por mund ta shoh të mundshme që të ndodhë”.
Negociatat tona janë mbajtur në atmosferë pozitive dhe në respekt reciprok, negociata frytdhënëse, falënderoj homologët për takimin në Alaskë, ka kuptim takimi këtu, edhe pse ndahemi nga oqeani jemi vende fqinje.
Nuk ka pasur marrëdhënie të mira mes dy vendeve prej disa vitesh, që nga koha e Luftës së Ftohtë. Nuk është mirë për asnjë nga vendet tona kjo situatë, ndaj është mirë për një takim apo samit të tillë. Pavarësisht se duhet të ishte mbajtur më parë. Ne kemi folur disa herë, kemi folur sinqerisht, në telefon, kemi pasur të dërguarit tanë, ministrat tanë, e dimë shumë mirë.
Situata kryesore ka qenë ajo në Ukrainë, i shohim përpjekjet e Trump si përpjekje për ta zgjidhur konfliktin në Ukrainë. Situata në Ukrainë është si kërcënim kryesor ndaj nesh, Shteti i Ukrainës është vëlla, ajo që ndodhi mes nesh është tragjedi, ndaj jemi të interesuar t’i japim fund kësaj situate. Për të pasur një zgjidhje të gjatë duhet të eliminojmë të gjitha shkaqet e këtij konflikti, të vendosim standarte të reja afatgjatë, siguria e Ukrainës duhet të sigurohet dhe unë këtë ia thashë presidentit Trump.
Shpresojmë që Evropa dhe Ukraina të mos bëjnë asnjë tentativë për ta zhbërë këtë marrëveshje dhe progresin e arritur. Kontaktet tona janë në rritje, administrata po ashtu. Rusia dhe Amerika mund t’i ofrojnë njëra-tjetrës shumë mundësi, si në fushën dixhitale, kontaktet tona ndërkombëtare, është e rëndësishme për vendet tona të kthejmë paqen dhe bashkëpunimin. E rëndësishme për ne të kthejmë faqe në marrëdhëniet tona. Trump i intersuar për prosperitetin e kombit tonë. Nëse do të ishte Trump më 2022 President, nuk do të kishte luftë.
Dua të falënderoj Trump për këtë takim dhe tonin e mbajtur gjatë bisedës, ne jemi të interesuar për rezultatet. Ai e kupton se edhe Rusia ka interesat e saj kombëtare. Dita e sotme është pikënisje për sukses dhe për rikthimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Në kontaktin e fundit më 2022 me administratën amerikane unë u përpoqa të bind kolegët e mi që situata të mos shkonte në atë pikë ku të mos kishte më kthim pas.
Unë jam i bindur se fiks kështu do të ishte. Mendoj se unë dhe presidenti Trump kemi një kontakt të arsyeshëm dhe në rrugën përpara mund të besojmë se do t’i japim fund konfliktit në Ukrainë”.