E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin hokej ne akull

Vladimir Putin, kryeministri i Rusisë, njihet për tipin e tij shumë sportiv.

Pas brezit të zi në xhudo dhe aftësive të tij si skiator, Putin u shfaq duke patinuar mi akull si një profesionist i vërtetë i hokejit.

Bëhet fjalë për një premtim që kryeministri rus ka bërë më 9 shkurt, gjatë një videokonference me studentët e një universiteti që fituan medaljen e artë gjatë Lojërave Universitare të Dimrit në Turqi.

“Unë do të mësoj të luaj hokej”, pati deklaruar Vladimir Putin.

U tha, u bë. Dy muaj më vonë, Putin u shfaq mbi akull me kostumin e përfaqësueses ruse duke treguar një zotërim të mirë të lojës.

“Është një sport shumë dinamik dhe me më pak dëmtime se futbolli”, u tha gazetarëve kryeministri rus.



Foto

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›