E Hënë, 2 Nëntor 2026

‘Putin kërkon Donetskun’, Krisafi: Nëse Rusia merr Odesën, ka ‘akses’ në Ballkan

Takimi i shumëpritur në Hungari mes dy protagonistëve të luftës u anulua, teksa Trump vijon përpjekjet e tij për një marrëveshje paqeje.

Eksperti i cështjeve ndërkombëtare Ledjon Krisafi tha se Rusia kërkon të marrë Donetksun si një zonë tejet e fortifikuar dhe e dashur për rusët. Më tej, eksperti tha se Odesa është më strategjike se Kievi dhe shërben si një pikë e rëndësishme për tregtinë. Me marrjen e Odesës, Rusia do të kthehet sërish në Ballkan.

“E shoh të vështirë që Rusia të nis luftë pa marrë Odesën i cili është shumë i dashur për rusët.

Putin kërkon Donetskun të gjithin dhe nëse e merr dhe kërkon të nsië luftën në Ukrainë, ai do e ketë të vështirë. Donetksu është zona më e fortifikuar në botë, 28 për qind që i ka ngelur kërkon t’ja japin në tavolinë. Pas Donetksun pjesa tjetër e Ukrainës është fushë dhe kjo është arsyeja që këmbëngul kaq shumë dhe se Ukriana do e ketë të vështirë ta mbajë.

Odesa është më strategjike se Kievi, sepse mbyll gjithë Detin e Zi ku shërben si një hallkë e rëndësishme për tregtinë dhe Ukraina do ta ketë të vështirë. Fizikisht Rusia mund të kthehet në Ballkan nëse merr pjesën e Odesës.”  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›