Putin mesazh për Vitin e Ri: Rusia do të ecë përpara në 2025!

Presidenti rus Vladimir Putin në mesazhin e tij të Vitit të Ri drejtuar rusëve tha se vendi në vitin 2025 do të ecë përpara me besim.
Ai tha se Rusia ka forcuar unitetin e saj në çerekun e parë të shekullit të 21-të, gjatë të cilit ai ka qenë në pushtet, duke arritur qëllime të rëndësishme dhe duke kapërcyer sprovat.
“Dhe tani në prag të vitit të ri mendojmë për të ardhmen. Jemi të bindur se gjithçka do të jetë mirë, vetëm do të ecim përpara. Ne e dimë me siguri se vlera përfundimtare për ne është dhe do të jetë fati i Rusisë, mirëqenia e qytetarëve të saj”, tha ai.
Putin u bëri homazhe ushtarëve rusë që luftojnë në Ukrainë, duke i quajtur ata “heronj të vërtetë”, por nuk elaboroi gjendjen e konfliktit apo nuk bëri parashikime se si do të zhvillohet situata në fushën e betejës në vitin 2025./vizionplus.tv