Putin ndahet nga bashkëshortja pas 30 vjetësh martesë
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe gruaja e tij Lyudmila, kanë njoftuar se do të divorcohen pas gati 30 vjetësh martesë. Putin është pyetur nga mediat ruse për thashethemet se ata dy nuk jetojnë më së bashku.
“Po, është e vërtetë. Të gjitha aktivitetet e mia, e gjithë puna ime është e lidhur me publicitet, me publicitet absolut. Disa njerëz e pëlqejnë, disa jo” tha Putin.
Lyudmilla Putin kishte kohë, që nuk shfaqej më në publik në krah të bashkëshortit, duke nxitur për muaj me radhë spekulimet e medias ruse.
Shtypi, me sa duket kishte të drejtë. Putin tha se për një hap të tillë kishin rënë dakord bashkarisht.
“Ne tashmë e shohim njëri-tjetrin shumë rrallë”, u shpreh ai. Vladimir Putin dhe Lyudmilla Shkrebneva lidhën kurorë në vitin 1983 dhe kanë dy vajza, Maria e Kekaterina.
Për herë të fundit, çifti ishte parë së bashku në 7 maj të 2012-s, në ceremoninë e betimit të Putin, si president i vendit për herë të tretë.
