E Enjte, 5 Nëntor 2026

Putin nënshkruan dekretin për masat hakmarrëse ndaj sanksioneve

Presidenti rus Vladimir Putin ka ndërmarrë një plan që parashikon hakmarrje ndaj sanksioneve. Media shtetërore TASS, raporton se Putin nënshkroi të martën një dekret për futjen e masave të mundshme hakmarrëse nëse konfiskohen asetet ruse jashtë vendit.

Dekreti, i cili u publikua gjithashtu në faqen e internetit të Kremlinit, përshkruan se nëse asetet ruse sekuestrohen nga “vendet armiqësore”, Moska do t’i vendosë asetet e huaja në Rusi nën kontrollin e saj të përkohshëm, sipas TASS.

Dekreti gjithashtu deklaron se menaxhimi i përkohshëm i aseteve mund të anulohet dhe zhbëhet vetëm nëse presidenti rus vendos kështu. TASS raportoi se Moska ka marrë një menaxhim të përkohshëm për asetet e distributorit të gazit, divizioni rus i Uniper SE.

Vendet e Perëndimit kanë sanksionuar vazhdimisht Rusinë që nga nisja e agresionit të saj ndaj Ukrainës. Një pjesë e mirë e sanksioneve kanë përfshirë dhe konfiskimin e asete ruse jashtë vendit. Sanksionet kanë për qëllim dobësimin e ekonomisë së Rusisë dhe duket se kanë dhënë dhe efektin e tyre në këtë aspekt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›