E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Putin nis turin në Lindjen e Mesme, presidenti rus pritet me nderime të mëdha në Emiratet e Bashkuara

I izoluar nga perëndimi për shkak të luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur këtë të mërkurë në lindjen e mesme ku do të zhvillojë diskutime për naftën, tregtinë dhe konfliktin Izrael-Hamas.

Teksa zbarkoi në Abu Dhabi, kreu i Kremlinit u prit nga zyrtarë arab dhe u përcoll me ceremoni zyrtare drejt pallatit presidencial.

Në mbërritje Putin falenderoi presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed Al për pritjen duke vlerësuar tregtinë e lartë midis vendeve.

Më vonë Putin pritet të udhëtojë në Arabinë Saudite për t’u takuar me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman. Ky është udhëtimi i tretë i liderit rus jashtë ish-Bashkimit Sovjetik që kur nisi pushtimin ndaj Ukrainës.

Putin është shpallur në kërkim për krime lufte që nga marsi nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale.

As Emiratet e Bashkuara Arabe dhe as Arabia Saudite nuk e kanë nënshkruar traktatin e gjykatës ndërkombëtare penale e cila detyron arrestimin e presidentit rus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›