Putin përgëzon Trump: I hapur për bisedime për Ukrainën

Vladimir Putin është i hapur për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë me Presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump.
Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, presidenti rus tha se ishte i hapur për dialog me administratën e re amerikane për Ukrainën dhe armët bërthamore.
Gjithashtu, Vladimir Putin ka uruar Donald Trump për marrjen e detyrës disa orë para inaugurimit të tij.
Kujtojmë, se vetë Trump është zotuar më parë se do ta zgjidhë konfliktin brenda 24 orëve.
Mbështetja jetike ushtarake dhe financiare e Amerikës për Ukrainën në përpjekjet e saj për t’i rezistuar pushtimit të Rusisë mendohet të jetë në rrezik nga administrata Trump.
Kjo sugjeron se bisedimet janë duke u zhvilluar, por këto do ta vendosnin Putinin në një pozitë jashtëzakonisht superiore negociuese, pasi ka pushtuar kaq shumë tokë ukrainase.
/rtsh.al/