E Enjte, 5 Nëntor 2026

Putin reagon për rekomandimin e Komisionit Europian për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat

Në fjalimin për kombin në orët e vona të së premtes, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se vendi i tij ishte një hap larg fillimit të integrimit të plotë me bashkimin europian, dhe rekomandimin e komisionit europian  për dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën ai e cilësoi një arritje historike.

“Tashmë jemi një hap larg fillimit të integrimit të plotë me bashkimin europian. Kemi një konkluzion pozitiv nga Komisioni Europian për kandidaturën e Ukrainës. Kjo është një arritje historike për të gjitha ata që punojnë për shtetitn tonë. E vetmja gjë që ka mbetur është të presim vendimin e Këshillit Europian javën e ardhshme”, shprehet Zelensky.

Për rekomandimin e Komisionit Europian si dhe fillimin e procesit të integrimit të Ukrainës në BE, Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk kishte asgjë kundër.

“Ndryshe nga NATO Bashkimi Europian nuk është një aleancë ushtarake. Kjo është pse kemi thënë gjithmonë  se nuk kemi asgjë kundër kësaj.  Cdo vend mund të marrë një vendim sovran për për t’iu bashkuar një aleance ekonomike ose jo. Dhe është në dorën e këtij bashkimi ekonomik për të pranuar shtete të reja ose jo”, shprehet Putin.

Me mbështetjen e Komisionit Europian, Ukraina mund t’i bashkohet listës së vendeve që presin anëtarësim javën e ardhshme, atëherë kur udhëheqësit e vendeve anëtare të takohen në bruksel. Të 27 liderët duhet të bien dakord për një kandidaturë të tillë, por krerët e vendebe më të mëdha të bllokut që janë franca, Gjermania dhe Italia kanë shprehur ndërkohë mbështetjen e tyre për këtë ide gjatë një vizite që zhvilluan në ukrainë të enjten që lamë pas.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›