E Martë, 3 Nëntor 2026

Putin rrit 25% shpenzimet, nënshkruan buxhetin më të madh të Rusisë për tre vitet e ardhshme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një buxhet kombëtar për tri vitet e ardhshme, sipas të cilit shpenzimet do të rriten për 25 për qind.

Raportohet se një pjesë e madhe e buxhetit do të ndahet për mbrojtjen, teksa ushtria ruse po e vazhdon luftën në Ukrainë. Buxheti parasheh shpenzime në vitin 2024 në vlerë 415 miliardë dollarë, me një deficit që pritet të jetë 9.5 miliardë dollarë.

Pasi buxheti u miratua nga dhoma e ulët e Parlamentit, krye parlamentari Vyacheslav Volodin tha se buxheti u përpilua veçanërisht për ta financuar ushtrinë dhe për ta zvogëluar ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare që u vendosën kundër Rusisë.

Ulja e rekorde e shkallës së papunësisë, pagat e larta dhe shpenzimet sociale duhet ta ndihmojnë Kremlinin ta mposhtë ndikimin e brendshëm të përqendrimit të ekonomisë kah ushtria, kjo por mund të shkaktojë probleme në ekonomi në periudhë afatgjate, thonë analistët.

Një pjesë e buxhetit rus është e fshehtë, pasi Kremlini përpiqet t’i mbajë të fshehta planet ushtarake dhe t’i shmangë kritikat për luftën në Ukrainë, megjithëse besohet se 39% e buxhetit do të shkojë për mbrojtjen.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›