Putin urdhëron forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë, që të jenë në gadishmëri

Presidenti rus Putin ka urdhëruar forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë që të jenë në gatishmëri të lartë. Putin ka urdhëruar komandën ushtarake që vërë në lëvizje këto forca. Aksioni në fjalë vjen deklaratave agresive të vendeve të NATO-s, raporton Reuters. Kujtojmë se prej 4 ditësh Rusia po sulmon disa qytete ukrainase, ndërkohë që synon t’i afrohet Kievit.
Urdhri, i cili u njoftua nga agjencia e lajmeve TASS, erdhi në një takim midis Putinit, ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Valery Gerasimov.
“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s leshojnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm [të Forcave të Armatosura Ruse] të transferojnë forcat e parandalimit të ushtrisë ruse në një mënyrë speciale të detyrës luftarake”, tha Putin në deklaratën, e cila u citua nga TASS.
Nuk është menjëherë e qartë se çfarë përfshinte “mënyra e veçantë e detyrës luftarake”. Putin ka paralajmëruar vendet e huaja që të mos ndërhyjnë në pushtimin e tij të vazhdueshëm të Ukrainës, duke thënë se kjo mund të çojë në “pasoja që nuk i kanë parë kurrë”. Ai ka pozicionuar raketa antiajrore dhe sisteme të tjera raketore të avancuara në Bjellorusi dhe ka vendosur flotën e tij në Detin e Zi në një përpjekje për të parandaluar një ndërhyrje perëndimore në Ukrainë.