E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Putin zyrtarizon aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës/ Xhaçka: Shkelje e parimeve të Kartës së OKB, nuk e njohim

“Shqipëria dënon referendumet të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara“. Kështu ka deklaruar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Në një postim në rrjete sociale, Xhaçka shprehet se aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara. Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”,shkruan ministrja.

Më herët Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dekrete për njohjen e pavarësisë së rajoneve Zhaporozhye dhe Kherson. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot (30 shtator) projekt-rezolutë që dënon referendumet e mbajtura në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›