E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puyol: Une si Maldini? Nuk e mendoj keshtu

Edhe pse ai eshte krenar qe mban te veshur kete fanele, nuk pranon te krahasohet me “binjakun” e tij ne radhet e Milan, Paolo Maldini.

Carles Puyol, padyshim qe eshte nje nga legjendat ende aktive te skuadres se Barcelones. Mbrojtesi, i cili prej 10 vitesh mban te veshur fanelen katalanase eshte nje produkt 100 % “blougrana”, si shume pak “flamuj” te ngjashem ne skuadra te tjera evropiane.

Edhe pse ai eshte krenar qe mban te veshur kete fanele, nuk pranon te krahasohet me “binjakun” e tij ne radhet e Milan, Paolo Maldini. Ne nje interviste dhene per gazeten “Sport”, ai ka sqaruar arsyet pse nuk mund te krahasohet me legjenden e Milanit.

“Kam ende dhe rreth 10 vjet karriere para meje. Endrra ime eshte ta mbyll ketu karrieren. Une si Maldini? Krahasimi me duket i tepruar. Gjithesesi, une kur te jem me mire fizikisht se ai do ta le futbollin”, thekson lojtari spanjoll.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›