E Enjte, 5 Nëntor 2026

Puyol i sigurt: Messi është si Jordan, më i miri në histori

Carles Puyol është i sigurt: Leo Messi do të hyjë në histori si “lojtari më i mirë”. Një gjë të tillë e ka deklaruar në një intervistë të dhënë për goal.com. “Nëse ata më pyesin kush është Michael Jordan, unë gjithmonë përgjigjem se ai është basketbollisti më i mirë në histori. Unë mendoj se Messi ka të njëjtin status, atë të futbollistit më të mirë në histori. Unë e kuptoj që është e vështirë të pranosh për një tifoz të Realit, por rekordet janë të dukshme dhe janë të dhëna objective”.

“Ne kemi qenë me fat, e kemi shijuar atë për aq kohë dhe numrat janë prova se është më i miri. Duke kujtuar punën që kemi bërë së bashku më bën shumë krenar. Në Barcelonë ai tashmë ka mundur të gjitha rekordet dhe nuk e di nëse do të dalë dikush që do të jetë në gjendje të konkurrojë me të në të ardhmen, sepse ai e ka vendosur shiritin shumë të lartë”.

“Unë kam besim se Leo do të vazhdojë të fitojë tituj me Barcelonën. Përfaqësuesja? Mund të fitojë akoma diçka, unë do të isha shumë i lumtur për të nëse e bën këtë. Mendoj se e meriton dhe unë e di se ai me të vërtetë dëshiron që kjo të ndodhë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›