E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pyetet ish drejtori i “Partizanit”/ Isa Tare dëshmon në SPAK për privatizimin e kompleksit

Përreth një orë, Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje ish-drejtorin e kompleksit ‘Partizani’, Isa Tare lidhur me hetimet që po bëhen për dosjen e privatizimit.

Po për të njëjtën çështje është marrë në pyetje në shtator të këtij viti edhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu si person që mund të ketë dijeni. Po ashtu ka dëshmuar edhe ish-gjenerali i mbështetjes logjistike Vladimir Qiriazi.

Privatizimi në mënyrë antiligjore i kompleksit është kallëzuar në prokurorinë e posaçme nga Kreu i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla . Ai paditi në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrat e mbrojtjes Arben Imami, Fatmir Mediu e Gazmend Oketa.

Sipas Ballës, ata kanë përfituar financiarisht duke privatizuar afro 10 mijë metra katrorë tokë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, për të ndërtuar kulla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›