E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetja e Ilirit që zhgënjeu Riken

Rikja i tregon Elonës për bisedën që bëri me Anaidin për raportin e saj me të dashurin e saj.

Sipas Rikes, ai disa pyetje ja bëri me tendencë por edhe ajo nuk ja kurseu përgjigjet duke ja dhënë në momentin e duhur. Por Rikja nuk priste një pyetje nga Iliri i cili e pyeti Riken nëse ka pasur ndonjëherë të dashur spanjoll. Sipas saj kjo ishte një pyetje e tepërt, të cilën nuk e bëri as Anaidi e jo më Iliri.

Rikja shton se edhe kur i tha Anaidit që disa banorë, midis tyre edhe Iliri e dinë që në fillim historinë time, Iliri u përgjigj që nuk është e vërtetë që e ka ditur. Rikja ndihet disi e zhgënjyer nga sjellja e Ilirit, sepse këto gjëra mund ti dëgjonte nga Anaidi dhe jo nga ai.

Nga ana tjetër e lulishtes ndodhet Iliri me Eldorën dhe po diskutojnë lidhur me nominimet e kësaj jave. Ilir mendon që Elona e ka nominuar këtë javë. Teksa Eldora e pyet se përse mendon kështu, Iliri i përgjigjet që ndoshta e ka bërë për të mos çuar në nominim Shpendin, ka hedhur një votë për mua, sipas TCH.

Sipas tij këtë javë në nominim është Eldora, Anaidi dhe Vigani. Elona, e cila i bashkohet Ilirit dhe Eldorës teksa bisedojnë, mendon që është edhe Rikja në nominim këtë javë. Iliri shpreh dëshirën e tij se këto javë që kanë mbetur do donte të ishin të gjithë në nominim, por nga ana tjetër edhe kjo pjesë ka bukurinë e saj pasi do nominosh edhe persona që deri dje nuk i ke nominuar. Eldora mendon që edhe Iliri mund të jetë në nominim. Ai nuk e mendon një gjë të tillë, por mendon që do të jete në javën e ardhshme./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›