E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pylli i Bozdovecit ne flake

Vijon situata problematike nga zjarri në pyllin e Bozdovecit.

Flakët janë duke shkrumbuar hektarë të tërë me bredh dhe pisha, duke rritur edhe më tepër dëmin ekologjik te shkaktuar në këtë zonë.  

Tashmë  është djegur më tepër se tre të katërtat e sipërfaqes totale të Parkut "Bredhi i Drenovës", pavarësisht punës nga punonjësit e shërbimit pyjor.

Për shkak të terrenit të vështirë malor është thuajse e pamundur që të ketë një përmirësim të situatës përmes punës me krahë, ndërsa prefekti i ZjarretZjarret, pasoja edhe në mjedis Zjarret,qytetarët në Dajt për të 'shkundur' Qeverinë Digjen 1090 rrënjë ullinj, arrestohen zjarrvënësit Korçës e ka konsideruar situatën problematike sa i takon dëmit të madh të turizmit. Ai thote se ndërhyrja e vetme eshte ajo nga ajri.

“Problematike mbetet situata në pyllin e Bozdovecit, ndërkohë që vazhdojnë në terren të jenë rreh 100-120 forca të komunës dhe zjarrëfikëse. Aktualisht vazhdon prerja e pyllit për të krijuar korridore që të ndërpresin përhapjen e zjarrit. Kemi kërkuar ndihmë nga ajrit për të hedhur sasi ujë në këtë zonë dhe sidoqoftë, forcat e njerëzve janë atje dhe mundohen të kufizojnë përhapjen”, deklaroi prefekti i Korçës, Andrea Mano.

Ndërkohë, vijojnë të jenë aktive edhe disa vatra të tjera zjarri në Qarkun e Korçës.

Kështu në Malin e Bardhë vatra është ende aktive, në Dardhë zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa është shuar në pikën turistike të Voskopojës, ku u dogjën më tepër se 50 hektarë me pyje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›