QSUT: Realizohen 90 % tenderave. Mjekët, të shkurtohen e afatet e ligjit për prokurimin e barnave

Tiranë, 11 korrik, NOA 6 mujori i parë i këtij viti shënon realizimin me 90 përqind të tenderave bazë sa i përket barnave dhe citostatikëve.
Këto të dhëna i publikoi sot drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Ilir Dashi, i cili theksoi se gjatë 6-mujorit të parë janë realizuar një pjesë e mirë e investimeve dhe tenderave në këtë institucion, duke iu referuar vetëm paketës bazë dhe citostatikëve, të cilët janë realizuar 90 përqind, ndërsa janë shpenzuar 621 milion lekë për paketën bazë të barnave dhe 507 milionë lekë për citostatikët.
Puna e bërë deri më tani është një sukses i plotë nga ana jonë. Janë realizuar 90 përqind të tenderave, ndërkohë që edhe pjesa e mbetur e tyre janë në rrugë e sipër, deklaroi Dashi.
Ai vuri theksin në rritjen e buxhetit për vitin 2010, si për barnat bazë ashtu edhe për citostatikët.
Sipas të dhënave për barnat shënohet një rritje prej 67.57 përqind më shumë se viti 2009, kurse për citostatokët një rritje prej 60 përqind.
Dashi bëri të ditur se tenderat e materialeve të mjekimit përfundojnë në fund të muajit korrik, ndërsa afirmoi se janë realizuar një pjesë e mirë e tyre.
Drejtori i QSUT-së, nënvizoi se kanë përfunduar tashmë të gjitha kontratat e mirëmbajtjes së aparaturave, ushqimit, lavanterisë, energjisë dhe ujit.
Ndër të tjera ai pohoi se është lidhur edhe kontrata për pastrimin e jashtëm të territorit të QSUT-së si dhe ajo e ruajtjes së objekteve.
Sipas drejtorisë së QSUT-së, treguesit në këta gjashtë muaj të parë të vitit është me njëmijë numri i pacientëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Por, bluzat e bardha kërkojnë tashmë ndryshimin e Ligjit të Prokurimeve për ilaçet dhe materialet mjekësore përkah shkurtimit të afateve kohore, që sipas tyre do të bënte të mundur realizimin e tenderave në një kohë më të shkurtër në mënyrë që të gjitha barnat të jenë prezentë në pavijone në të njëjtën kohë.
Dashi ka dhënë një shembull konkret ku pas lidhjes së kontratës, ligji parashikon që firma fituese të sjellë furnizimin e ilaçeve për 15 ditë deri në 45 ditë, që shpesh është e gjatë si kohë, duke iu referuar emergjencave.
Ndryshimi të lidhjes së kontratave me grosistët, do të plotësonte nevojat me medikamente në një kohë më të shkurtër.
mit/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")