E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT për gjendjen e të plagosurve: Po trajtohen 23 policë, 5 protestues dhe 1 kalimtar pas incidenteve në protestë

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka publikuar përditësimin e radhës lidhur me personat që po marrin asistencë mjekësore pas përplasjeve gjatë protestës në kryeqytet. Sipas të dhënave të reja, numri i efektivëve të policisë që po trajtohen ka pësuar rritje të ndjeshme.

“Sipas QSUT, deri në këto momente po marrin aktualisht trajtim 23 efektivë policie, 5 protestues dhe 1 kalimtar.”

Në njoftimin e fundit, struktura spitalore bën me dije se nuk ka raste të reja që kërkojnë ndihmë mjekësore emergjente në këtë moment.

“Aktualisht nuk ka të lënduar”, thuhet në njoftimin e QSUT.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›