E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, shtohen fëmijët që u drejtohen urgjencës

Gazeta Shqip

Virozat e stinës    

Luhatjet e temperaturave kanë ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e fëmijëve të cilët shfaqin dita-ditës probleme për shkak të virozave të stinës. Numri i lartë i pacientëve që i drejtohen urgjencës së QSUT-së tregon situatën alarmante të krijuar për shkak të përhapjes në masë të virozave të stinës, të cilat janë të pranishme çdo vit në këtë periudhë. Temperaturë e lartë, dhimbje fyti, dhimbje barku, vështirësi në frymëmarrje janë disa prej simptomave që prindërit evidentojnë tek fëmijët e tyre. Mjekët e shërbimit u bëjnë thirrje prindërve të tregojnë kujdes të veçantë për ta kapur sëmundjen në fazat e para, me qëllim eliminimin e temperaturës së lartë. Ata u kërkojnë prindërve ti drejtohen menjëherë mjekut të familjes për ti dhënë mjekimin e nevojshëm, ndërsa në rastet kur shenjat e sëmundjes janë më të rënda, ti drejtohen urgjencës së QSUT-së.

QSUT, shtohen fëmijët që u drejtohen urgjencës burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›