Qarkorja e Llallës: Të hetohen edhe vendorët që kanë lejuar ndërtimet pa leje
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka përgatitur një qarkore në lidhje me çështjen e ndërtimeve pa leje.
Duke qenë se kjo çështje do jetë prioritet i qeverisë së re, Llalla ka vendosur që të angazhohet përkrah saj.
Në qarkore thuhet se do të hetohen edhe nëpunësit e njësive vendore, pasi nuk kanë kallëzuar ndërtimet pa leje.
Qarkorja thekson se nuk funksionojnë siç duhet inspektoratet ndërtimore pranë njësive vendore, por edhe policitë bashkiake edhe ato të komunave, që e kanë detyrim ligjor kallëzimin e ndërtimeve pa leje.
Më tej theksohet se shumica e denoncimeve për ndërtimet pa leje është bërë nga qytetarët ose Policia e Shtetit, ndërkohë që strukturat përgjegjëse për këtë çështje kanë bërë shumë rrallë denoncim.
Për këtë arsye, Llalla ka urdhëruar prokuroritë në rrethe që të hetohen edhe këta nëpunës vendorë për mosveprim.
Pak ditë më parë u raportua se prokuroria do të hetojë të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje.
Krahas procedimit penal ndaj pronarëve të ndërtimeve pa leje do ketë edhe sekuestro mbi ndërtimet./ep