Qarku Vlorë – PS siguron 5 deputetë nga vota preferenciale, çon në 9 numrin e mandateve. 3 mandate për PD-ASHM

Në qarkun e Vlorës, që prodhon 12 mandate, Partia Socialiste ka marrë 9 të tilla, ndërsa koalicioni PD-ASHM ka marrë vetëm 3 mandate, duke iu djegur edhe një emër kandidati që ishte në listë të sigurt.
3 kandidatët për deputetë nga lista e mbyllur e PD-ASHM janë: Bujar Leskaj, Vangjel Dule dhe Ina Zhupa
Ndërsa nga Partia Socialiste, përteç 4 kandidatëve në listë të mbyllur Bledar Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili dhe Pirro Vengu, kanë marrë mandat edhe 5 kandidatë nga lista e hapur përmes votës preferenciale, konkretisht:
Damian Gjiknuri me 10031 vota
Vullnet Sinaj me 8757 vota
Ardit Bido me 7360 vota
Vasil Llajo me 4894 vota
Brunilda Mersini me 4892 vota
Në qarkun e Vlorës, PS ka marrë në total 56665 vota ose 58.80 %, ndërsa PD-ASHM ka marrë 25031 vota ose 25.97 %.
/rtsh.al/