E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarku i Fierit Bushati Berisha ka mundesine per zhbllokimin

Deputeti socialist Ditmir Bushati deklaroi se Kryeministri e ka te gjithe mundesine per te zhbllokuar situaten ne Qarkun e Fierit, ndersa theksoi se Bashkimi Evropian e ka bere te qarte qe ne Shqiperi duhet te zbatohen vendimet e Gjykatave.

Duke folur ne nje konference per media, nga selia roze, deputeti Bushati theksoi se socialistet kane qene dhe jane pro integrimit evropian te vendit, ndersa bllokimi i statusit nuk lidhet me ta, por me Qeverine e Berishes.

Bushati kerkoi nga Kryeministri Sali Berisha qe te lejoje zgjedhje te ndershme dhe te luftoje korrupsionin.

Nje dite me pare Kryeministri Berisha ftoi kryetarin e opozitës, Edi Rama, që të pranojë ofertën e bërë prej tij për të zgjidhur konfliktin për qarkun e Fierit përmes një mocioni.

“Oferta ime synon të nxjerrë opozitën nga orbita bllokuese. Oferta ime do të ishte zgjidhja më e ndershme politike. Pretendimet se mocioni nuk ekziston si mundësi janë qesharake dhe një mashtrim i mirëfilltë që u bëhet qytetarëve”, ka thënë Berisha.

Kreu i qeverisë i ka dhënë garancinë e tij liderit të opozitës se, këshilltarët e djathtë do të jenë të pranishëm për të garantuar kuorumin e duhur për një mocion në çdo qark.

“Unë e siguroj zotin Rama se do të ushtrohet e drejta e mocionit, se anëtarët e këshillave të mazhorancës do të paraqiten në çdo takim të kërkuar për mocion, prandaj le ta shndërrojmë këtë nen në një mekanizëm që çertifikon të zgjedhurit e këshillit të qarkut”, ka nënvizuar Berisha.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›