Qarkullimi i mallrave rritet me 16 për qind në Portin e Durrësit

Porti i Durrësit njoftoi se në shtatëmujorin e parë të këtij viti ka përrpunuar 2.56 milionë tonë ngarkesa. Shifra është 16 për qind më e lartë se viti i kaluar. Pak më shumë se 2 milionë tonë u transportuan me anije mallrash, ndërsa pjesa tjetër prej 550 mijë tonësh u transportua nga tragetet.
Sipas të dhënave të Autoritetit Portual të Durrësit, që është porti më i madh në vend, në shtatëmujorin e parë të këtij viti, eksportet u rritën me 5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, importet u rritën me 18 për qind, po në krahasim me një vit më parë.