E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarkullonin euro false duke blerë mallra dhe karburant, arrestohen 4 persona

Elbasan, 31 Maj, NOA Dispononin kartëmonedha euro false dhe i vinin në qarkullim duke blerë mallra të ndryshme dhe karburant rrugëve.

Fjala është për një grup prej 4 personash që tashmë janë vënë në prangat e policisë, me emrat përkatës Pleurat Mustafai, 26 vjeç, banues në Kavajë; Tahir Belba, 22 vjeç, edhe ky banues në Kavajë; Elvis Shaholli, 26 vjeç dhe Elton Kola, 28 vjeç; që të dy banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vënë në qarkullim në qytetin e Cërrikut 100 euro të dyshuara si të falsifikuara, ku me to kanë blerë karburant në hyrje të tij.

Më pas, në qytetin e Belshit ata kanë vënë në qarkullim 100 euro të dyshuara duke blerë mallra të ndryshme, gjë që e kanë bërë edhe në fshatin Shirgjan të Elbasanit, në një dyqan shumice.

Nga ana e policisë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 300 euro të dyshuara të falsifikuara, 10.000 lekë që iu gjenden gjatë kontrollit katër personave si dhe dy mjete me të cilët ata kanë lëvizur gjatë kryerjes së këtyre veprave penale, që janë të tipeve Ford veturë me targa EL 849 A dhe Pezho me targa KJ 9175 A.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale Falsifikimi i monedhave, e cila parashikohet nga neni 183/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›