E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarkullonte i armatosur, arrestohet 19-vjeçari shkodran, policia i sekuestron pistoletën dhe një thikë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur pas mesnate.

Në pranga ka rënë shtetasi B.H banues në Shkodër.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, pas mesnate, në lagjen “Guerile”, gjatë patrullimit, kanë konstatuar 2 shtetas, të cilët, sapo kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar me vrap. Pas ndjekjes dhe kontrollit fizik të shtetasit B. H., shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. H., 19 vjeç, banues në Shkodër”, njoftoi policia.

Ndërkohë shtetasi E. Ç., 29 vjeç, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›