E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me automjet i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak.

Në zonën e Liqenit të Thatë, uniformat blu ndaluan për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi Gëzim K., 40 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 40-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›