E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëlloi 61-vjeçarin për problemet me pronat, arestohet autori. Ja çfarë iu gjet në banesë

Një 61-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas problemeve që kishin me autorin për pronat.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa autori është vënë në pranga në fshatin Mashkullorë të Vlorës.

Mbi autorin me iniciale A. Ç., rëndojnë veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës atij i gjetën dhe sekuestruan nga policia arma e zjarrit, kallashnikov, 2 kallëpe tritoli, 2 granata dore dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›