E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qëlloi me grusht Berishën dhe u sulmua nga protestuesit/ Gert Shehu me probleme mendore, dërgohet te Trauma

Gert Shehu, 31 vjeçari qe qelloi me grushte Sali Berishen është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.

Pas sulmit ndaj Berishës, 31 vjeçari u qëllua nga protestuesit e tjerë dhe truprojat e Berishës.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë pas incidentit, Shehu u shoqërua në komisariatin nr.1, më pas në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Protesta dhe incidineti i rëndë ndodhën në një kohë që neë Tiranë po mbahet Samiti i BE dhe Ballkanit Perendimor.

Nga sulmi, Berisha mbeti i gjakosur ne pjesen e fytyres por vjijoi marshimin drejt podiumit shoqëruar edhe nga kreu i PL, Ilir Meta dhe simpatizantët demokratë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›