E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qëlloi me thikë bashkëmoshatarin/ Fier, arrestohet 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier.

17-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në këmbë, 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›