E Martë, 3 Nëntor 2026

Qëlluan me armë ndaj berberhanes në Fier, një person vihet në pranga, në kërkim bashkëpunëtori

 Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit Bledi Koçi.

Në pranga ka rënë Nikola Muçi (Mahmutaj) dhe u shpall në kërkim shtetasi Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj).

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku Nikola Muçi (Mahmutaj) dhe Geraldo Hoxhaj, janë konfliktuar me shtetasin E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K. Ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij dyqani dhe më pas janë larguar me automjetin tip “ML”, i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz.

“Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohet automjeti me të cilën u larguan autorët, pasi qëlluan me armë zjarri, për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe punës së pandërprerë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit B. K., 33 vjeç, shërbimet e Policisë, me mbështetje të inteligjencës policore, bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje, shtetasin N. M. (M), 22 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. H.(M)., 33 vjeç, banues në Fermë Çlirim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta kohë më parë, “me shtetasin E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij dyqani dhe më pas janë larguar me automjetin tip “ML”, i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz”

Ndërkaq, prokuroria vijon puna për kapjen e shtetasit G. H.(M) dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›